Dorëhiqet ministri i jashtëm i Malit të Zi Milan Roçen

Dorëhiqet ministri i jashtëm i Malit të Zi Milan Roçen. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Roçen në një konferencë për shtyp duke thënë se ky është moment kyç për tu larguar nga detyra.
“Vlerësoj se tani është momenti kyç që të largohem pas sukseseve që ka arritur Mali o ZI në politikat e jashtme, sidomos tani kur janë hapur negociatat me Bashkimin Evropian dhe pas Samitit të NATO-s në Çikago, ku Mali i Zi është një hap para hyrjes në Aleancë”, deklaroi Roçen.
Ai informoi se vendimi për largimin e tij nga detyra së shpejti do të hyjë në procedura ligjore. Sipas tij, në vend të tij sigurisht do të jetë një kuadër i profesionalizuar në fushën e diplomacisë.
Roçen është shefi i parë i diplomacisë i Malit të Zi, pas shpalljes së pavarësisë më vitin 2006. Ai gjithashtu ka qenë këshilltari kryesor politik i Milo Gjukanoviç. Roçen nga viti 2003-2006 ka qenë ambasador i ish-Jugosllavisë në Federatën Ruse.