Gjermanet nuk njohin Hitlerin
Një sondazh në shkollat gjermane tregon se gjysma e nxënësve nuk e dinë kush ishte Fuhreri, ka detyruar specialistët të mendojnë për shtimin e leksioneve të historisë bashkëkohore dhe reduktimin e atyre mbi epokat e tjera, demokraci apo diktaturë?
Daily mail përcjell rezultatin e studimit të kryer mbi 7.400 gjimnazistë në katër lande të mëdha. Gjysma e tyre nuk e dinin që Adolf Hitleri ishte një diktator, ndërsa një e treta mendojnë se ka qenë mbrojtës i të drejtave të njeriut. Katër nxënës në dhjetë i përgjigjen testit se konceptet e demokracisë dhe diktaturës janë të njëjta. Këta të rinj nuk kanë thuajse asnjë lloj njohjeje politike e asnjë ide mbi nocione si "liria e fjalës" apo "të drejtat e njeriut", thotë Klaus Shroeder, profesor i shkencave politike në universitetin Freie të Berlinit.
Nga ana tjetër, dy të tretat e nxënësve nuk janë në gjendje të thonë nëse Republika Demokratike Gjermane, e lindur pas Luftës së Dytë Botërore dhe e rrëzuar me shembjen e murit të Berlinit, ishte një shtet totalitar. Vetëm gjysma e tyre ka qenë në gjendje të pohojë se ish-Gjermania perëndimore ka qenë shtet demokratik, ndërsa 40% nuk e kanë idenë se çfarë lloj qeverie është ajo që qeveris vendin aktualisht. 39% e të pyeturve mendojnë se Gjermania e sotme e Angela Merkelit nuk është demokratike. Në këtë situatë, përpos forcimit të anës teorike, do të ishin me vlerë edhe vizitat e detyrueshme në vendet e së kaluarës, siç është kampi nazist i përqëndrimit në Aushvic, sepse do t`i afronin më shumë nxënësit me historinë.