Ivanoviç: Politika serbe do të jetë e njëjtë ndaj Kosovës

Sekretari për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç ka deklaruar se edhe pas ardhjes në pushtet të koalicionit të ri qeverisës, politika e Serbisë ndaj Kosovës do të vazhdoj të mbetet e njëjtë.
Sipas tij, çdo parti që vjen në krye të shtetit serbë do të veprojë sipas Kushtetutës se Serbisë, e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë.
“Jo në asnjë mënyrë nuk do të këtë ndryshim të politikave, pasi Kosova është çështje e ndjeshme dhe pa marrë parasysh kush e formon qeverinë, ai do t`i përshtatet kësaj politike. Arsyeja tjetër është se Kushtetuta e Serbisë e trajton Kosovën si pjesë të saj dhe ashtu edhe duhet të veprohet. Por edhe nuk ekziston fuqia politike e cila e do ta trajtonte Kosovën ndryshe”, ka thënë Ivanoviç.