E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt betohet presidenti Mohamed Mursi

Mohamed Mursi u betua si i pari president civil, i zgjedhur në mënyrë demokratike, në një ceremoni historike në Kajro të Egjiptit. Kandidati i Vëllazërisë Myslimane kreu betimin para Gjykatës së Lartë Kushtetuese e premtoi se do të respektojë Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës, për të mbrojtur popullin e Egjiptit.Në ceremoninë e së shtunës, Mursi tha se populli egjiptian ka "hedhur themelet për një jetë të re, për liri të plotë, demokraci të mirëfilltë, e për respektimin e kuptimit dhe rëndësisë së kushtetutës dhe stabilitetit mbi çdo gjë tjetër". Ai tha se qeveria e tij do të bazohet në shtyllat demokratike të "gjykatës kushtetuese, të gjyqësorit egjiptian dhe fuqitë ekzekutive dhe legjislative".Një ditë më parë Presidenti i ri i Egjiptit, kreu një betim simbolik në në sheshin, 60-vjeçari i laureuar për inxhinjeri në Shtetet e Bashkuara u brohorit nga më tepër se 10 mijë mbështetës në sheshin që ishte qendër e kryengritjes anti-Mubarak. Asambleja e zgjedhur në muajin nentor, dominohej nga islamiket e mbeshtetur prej partise per liri dhe drejtesi. Relatat qe do të vendosë me këshillin ushtarak do të jenë sprova kryesore për presidentin e ri. Këshilli ka deklaruar se do t`ia kalojë atij frerët e pushtetit në fund të muajit, por nuk dihet sa do ta mbajë vërtet këtë premtim. Nga raportet në media, mësohet se kreu i këtij organizimi, marshalli Husein Tantavi do të mbetet Ministër Mbrojtje. Mursi po përpiqet sakaq të davarisë frikën se do ta përdore presidencën për të vendosur ligjin islamik, e për këtë arsye, planifikon të caktojë si zëvendëspresidente një grua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›