E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kryeson ndaj Romney

Në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dy anketa të reja sjellin lajme pozitive për Presidentin Barack Obama ndërsa ai dhe rivali i tij republikan Mitt Romney vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e nëntorit.                                                       
Anketat e fundit tregojnë se mbështetja për Presidentin Obama është rritur në disa shtete të pavendosura, shtete që zakonisht përcaktojnë me votat e tyre se cili kandidat fiton në zgjedhje presidenciale me diferencë të ngushta.
Një anketë e re e televizionit NBC dhe gazetës Wall Street Journal tregon se presidenti ka një epërsi të lehtë ndaj Mitt Romney-t, 47 për qind përballë 44 për qind. Por diferenca është statistikisht jo përcaktuese.        
Një anketë e Universitetit Quinnipiac e realizuara pak dite me pare në tre shtete tregon se Obama do ta rrisë epërsinë ndaj rivalit republikan në javët e ardshme, pavarësisht nga shenjat në rritje të një rritjeje të pamjaftueshme ekonomike. 
Ekspertët thonë se mëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Presidenti Obama do të fitonte në Florida, Ohajo dhe Pensilvani, prandaj pothuajse me siguri do të rizgjidhej. Askush nuk është zgjedhur president që nga viti 1960 pa fituar në dy nga tre prej këtyre shteteve.
Ata thonë gjithashtu se fushata e Presidentit Obama ka transmetuar reklama negative televizive në disa nga shtetet me rëndësi kritike, ku vë në shënjestër politikat ekonomike të zotit Romney kur ai ishte guvernator i shtetit të Masacusetsit.
Anketat e fundit tregojnë gjithashtu mbështetje për masat e Presidentit Obama për të ndalur deportimin e disa emigrantëve të paligjshëm në moshë të re, gjë që mund të konsolidojë mbështetjen e votuesve  hispanikë për Presidentin Obama në nëntor. Në anketën e fundit ka edhe shenja paralajmëruese për presidentin. Sipas sondazhit të NBC-Wall Street Journal, mbështetja e përgjithshme për zotin Obama ka arritur një pike edhe më të ulët dhe është tani 47 për qind, ndërsa 53 për qind nuk e miratojnë menaxhimin e ekonomisë nga ana  e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›