Dorëhiqet nga KQZ edhe Jani Jani, komisioneri i PBDNJ
Të tjera rreth shkrimit KQZ në kolaps, edhe Jani Jani "ngrin" veprimtarinë e tij Largohet edhe anëtarja e KQZ, Albana Shtylla Pas shkarkimit të Muhos, jep dorëheqjen Denar Biba Berisha sfidon ndërkombëtarët, ndryshon KQZ në Kuvend
TIRANE - Jep dorëheqjen edhe komisioneri i PBDNJ-së, Jani Jani, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo është dorëheqja e tretë në këtë institucion pas atyreve të Denar Bibës dhe Albana Shtyllës. Pak ditë më parë, Jani "ngriu" marrëdhënien e tij me KQZ-në ndërsa sot, ai dha përfundimisht dorëheqjen.
Në letrën e dorëheqjes nga detyra, drejtuar kryetares së KQZ-së, znj.Lefteri Lleshi dhe për dijeni, edhe Kuvendit të Shqipërisë, Jani shkruan:
"Përgjatë gjithë karieres time profesionale jam munduar me korrektësi dhe moral të kryej punën dhe detyrimet ndaj institucionit. Po të njëjtën gjë kam bërë edhe në pozicionin, jo aq të lehtë për mua, të anëtarit të KQZ-së.
Une dhe koleget e mi u betuam para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në nderin tone për realizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike. Dhe këtë gjë, besoj se e kemi bërë deri me sot të pandikuar nga askush, veçse nga gërma dhe fryma e ligjit.
Por, zhvillimet e dhjetëditëshit të fundit brenda e jashtë KQZ-së, nga njëra anë ku njeri prej anëtarëve u shkarkua nga Kuvendi dhe dy të tjerë dhanë dorëheqje për shkak të cenimit të integritetit, pavarësisë dhe ushtrimit të mandatit të anëtarit si edhe vazhdimin e situatës dhe mungesën e një reflektimi real dhe të dukshëm nga politika dhe nga ana tjetër, pamundësia për të mos qenë indiferent edhe ndaj asaj që është nënvizuar në raportin e Departamentit të Shtetit për “institucione shteterore skajshmërisht të politizuara, përfshi edhe KQZ-në, po minojnë të drejtat e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje”, më imponojnë të jap edhe unë dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Punën dhe përkushtimin e derisotshëm në zbatimin e Kodit Zgjedhor dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të pakontesueshme jua le në gjykimin e
qytetarëve dhe strukturave institucionale", - përfundon teksti i dorëheqjes.
LETRA E PARA PAK DITEVE, KU JANI NJOFTOHEN FTOHJEN ME KQZ-NE
Ndërsa, në letrën e para pak ditëve, Jani Jani përcaktonte arsyet e "ftohjes" me KQZ-në:
"Ngjarjet e diteve te fundit qe nisen me debatet per lirimin e nje anetari te KQZ-se dhe qe u finalizuan me nderprerjen e mandatit ne menyre te kundraligjshme me dhunen e kartonave si edhe aktet e doreheqjes se dy kolegeve te mi, me obligon te shpreh mendimin dhe qendrimin tim si anetar i KQZ-se. Kam pranuar me deshire detyren e anetarit te KQZ-se , vetem e vetem per te kontribuar ne proceset zgjedhore dhe per te permiresuar imazhin e vendit ne endrren tone europiane, dhe per kete jam betuar qe detyrat e mia do ti kryej me paanshmeri, ne menyre te pavarur dhe gjithmone ne perputhje me ligjin. Pervec kesaj ne asnje rast nuk harroj se, dua s’dua, ne kete post perfaqesoj dhe komunitetin grek ne Shqiperi, nje komunitet qe ka kontribuar ne te gjitha fazat historike te ketij vendi.
Kam besuar se ajo qe shprehet ne ligj nuk eshte e detyrueshme vetem per ne, por edhe per politiken. Per fat te keq konstatoj, duke marre shkas nga zhvillimet e fundit se forca te caktuara politike dhe konkretisht mazhoranca aktuale haptazi ka ndermarre veprime qe cenojne pavaresine e ketij institucioni duke shkelur ligjin. Gjithashtu vleresoj aktin e doreheqjes se dy kolegeve te mi si zgjedhje te drejte te bindjes se tyre.
Se fundmi dua te nenvizoj se per arsye te situatave te krijuara dhe ne pritje te nje reflektimi real, te dukshem te politikes per te hequr dore nga tentativat per te cenuar pavaresine e ketij institucioni, si edhe ne shenje solidariteti me koleget e mi, deklaroj ngrirjen e veprimtarise time formale ne KQZ. "- thuhej në letrën e hartuar nga Jani Jani.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)