E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zef Brozi: Sali Berisha nuk pyet për ndërkombëtarët, është diktator

zefIsh- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka komentuar nga SHBA raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut.

Duke folur për A1Report, Brozi tha se e ka lexuar raportin me kujdes dhe shtoi se Shqipëria sot pasqyron një realitet të hidhur.

Nuk ka mëdyshje se qeveria amerikane është me popullin dhe jo me diktatorin. Ne shpresojmë në qeverisje të ndershme pas 23 qershorit, tha Brozi.

Ai ka përshëndetur qëndrimet e ambasadorëve Arvizu dhe Uidhers.

Por Brozi shtoi se nuk dihet se sa këto qëndrime do ndikojnë tek Berisha pasi ai nuk ka pyetur as për amerikanët, as për europianët.

Brozi tha se Perëndimi e ka kuptuar se Shqipëria udhëhiqet nga një diktator.

Brozi tha se koalicionin PS- LSI e sheh në dy pikëpamje, atë të moralit dhe të dobisë.

Ky koalicion do të sjellë të mira, pa u kthyer në pazare për ligjin, tha ai./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›