PD e Orikumit nis fushatën, Kollozie Patozi: Fitore e padiskutuar
VLORE - Partia Demokratike e Orikumit ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale. Me inagurimin e zyrave blu të Orikumit, të shumtë në numër kanë qënë pjesëmarrësit në takimin e sotëm, ku prezent ishte edhe nënkryetari i PDSH-së, Astrit Patozi si dhe kryetari i PD-së së Vlorës, Ardi Kollozi.
Takimi është çelur nga kreu i PD-së së Orikumit, i cili ka shprehur bindjen se edhe në Orikum kontributi do të jetë i madh për fitoren e 23 qershorit.
“Ne do të kemi fitore dinjitoze e të merituar”- ka thënë kreu i PD-së së Vlorës, Ardi Kollozi përpara pjesëmarrësve të shumtë.
Ai ka shprehur bindjen se kjo trevë do të jetë kontribuese e fitores së Partisë Demokratike.
Më tej, kreu i grupit të punës për qarkun e Vlorës, nënkryetari i PDSH-së, Astrit Patozi, kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë të pranishmit, duke theksuar se Orikumi është një model i qeverisjes së djathte, ku investimet i kanë ndryshuar fytyrën kësaj zone.
Duke iu referuar kampit opozitar, Patozi theksoi se ata janë të dëshpëruar e se me teorinë e tyre të shpifjeve dhe bllokimit edhe pse i tentuan të gjitha, nga tentativa për të bllukuar KQZ-në e deri te bashkimet pa fryt, s’do të mund të jenë alternativa që do të zgjedhin shqiptarët
Ndërkohë, duke folur për projektin për katër vitet e ardhme, Patozi theksoi se do te shtrohet çdo aks rrugor, do te zgjidhen të gjitha çështjet e së përditshmes së qytetarëve shqiptarë, por mbi të gjitha do të sigurohet integrimi i gjithë vendit drejt Bashkimit Europian.
Më tej, takimi ka vijuar me shtrëngime duarsh e bashkëbisedime, ku anëtarët e PD-së së Orikumit dhe qytetarët e kësaj zone kanë shprehur gadishmërinë për të kontribuar pa kursim në fitoren e Partisë Demotratike ne 23 qershor, me qëllim të përfundohet projekti tashmë i nisur nga kjo maxhorancë, Shqipëria vend i zhvilluar.
Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)