Vrasja e grabitësit në Mallakastër, arrestohet njëri nga bashkëpunëtorët
Mallakastër- Një ditë pas ngjarjes në Ngracie të Malalkastrës ku një 47-vjeçar qëlloi për vdekje një 21-vjeçar, pasi kishte hyrë për të vjedhur në banesën e tij, policia ka bërë arrestimin e një personi që dyshohet të jetë bashkëpunëtor në grabitje.
Mësohet se ai arrestuari është Roland Zeqiraj, ndërkohë që po punohet edhe për arrestimin e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:00 pas mesnate, ku mësohet se 4 persona janë futur në banesën e 47-vjeçarit për të vjedhur, por i zoti i shtëpisë ka dëgjuar zhurmën dhe ka dalë. Pasi ka parë që ata kanë qenë të armatosur ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Për pasojë ka gjetur vdekjen 21-vjeçari Ildjon Alushaj nga Patosi. Autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në polici, ku dhe ka dhënë detaje lidhur me vrasjen.