Dorehiqet presidenti gjerman pritet me keqardhje nga Merkel
Presidenti gjerman, Christian Wulff ka njoftuar dorëheqjen e tij, pasi prokurorët bënë thirrje për heqjen e imunitetit. Një aleat i kancelares, Angela Merkel, z. Wulff është përfshirë në një skandal rreth një huaje të marrë më parë. "Gjermania ka nevojë për një President që ka jo vetëm mbështetjen e maxhorancës, por edhe shumicës së qytetarëve”, tha ai. Për këtë arsye, shtoi Wulff "nuk është më e mundur që të vazhdoj të mbaj postin e kreut të shtetit”. Korespondenti i BBC tregon se dorëheqja e presidentit Wulf do të jetë më shumë se një dhimbje koke për kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërkohë që largimi i tij vjen në një kohë që Gjermania ka nevojë për figura të reja si pasojë e situatës ekonomike. Wulf ka shërbyer si president për më pak se dy vjet. Ai do të zëvendësohet nga Horst Seehofer. Ndërkohë që është pritur me keqardhje dorëheqja e presidentit Wulf nga kancelarja Merkel.