E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëshkrimi i Kadaresë do ruhet në arkivin e shtetit

Në pritje të marrjes së vendimit përfundimtar të gjyqit midis Ismail Kadaresë dhe Nexhmije Hoxhës,dorëshkrimi original i romanit “Dimri i Vetmisë së madhe”, do të qëndrojë në arkivën e shtetit.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e avokatëve të Kadaresë për sigurimin e padisë në një vend neutral përsa kohë do të vazhdojë gjyqi e të merret vendimi përfundimtarë se kujt do ti takojë dokumenti original.
 

Ndërsa avokati i Nexhmije Hoxhës Aranit Roshi,u shpreh se klientja e tij është dakord që të dorëzojë dorëshkrimin në arkiv,por ajo në asnjë moment nuk do të heqë dorë nga pronësia e tij, duke e argumentuar kërkesën e tij në ligjet e kohës.
 

Avokatët e Kadaresë e kanë argumentuar se klienti i tyre nuk ia ka dhuruar dorëshkrimin Hoxhës, por ia ka lënë në ruajtje dhe ajo duhet t`ia kishte dorëzuar dokumentin arkivës. Kjo për faktin se gjatë kësaj periudhe ai mund të jetë dëmtuar dhe kjo do të përbente një humbje të madhe për letërsinë dhe gjuhen shqipe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›