Sarandë, sherr mes dy barinjve, 1 i plagosur

Një person është plagosur me thikë paraditen e sotme në fshatin Zmines të Sarandës. Dy barinj të këtij fshati janë zënë me njëri-tjetrin dhe sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.
Burime nga policia bëjnë me dije se është plagosur shtetasi Manol Vito ndërsa autori i dyshuar është shtetasi Artan Aliaj.
Menjëherë I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.