Integrimi, Sequi: Ska kohë për pushim, shqiptarët po humbin besimin
Tiranë- Ndryshe nga sa ndodh në një konferencë shtypi, këtë herë Ambasadori i BE- së në Tiranë, Ettore Sequi ka preferuar të drejtojë ai disa pyetje për shqiptarët lidhur me procesin e integrimit në BE.
Diplomati ju drejtua të gjithë shqiptarëve duke i pyetur nëse në provimin e Tetorit: Do ta shikojmë njeri-tjetrin në sy, dhe do themi ne e patëm mundësinë por na mungoi vizioni, apo do të themi e kishim shansin apo na mungoi angazhimi. Apo është ajo që ne do të shohim njerit- tjetrin në sy dhe do të themi ishim të angazhuar, dhe që e trajtuam anagazhimin si një problem kombëtar’.
Ai ka bërë sot bilancin e rezultateve të arritura për integrimin evropian, duke deklaruar se ka hapa pozitive, por duhet të ketë gjëra konkrete dhe të prekshme. Sipas diplomatit evropian koha është tepër e kufizuar, prandaj nuk duhet të bëhet pushim, por integrim.
Përpara gazetarëve Zoti Sequi u shpreh se gjatë këtij viti është bërë progres në përmbylljen e disa reforave, siç është Kodi Zgjedhor apo miratimi i ligjeve me 3/5 por ka ende reforma dhe nuk ka kohë për të humbur.
Ne e vlerësojmë konsensusin, si p.sh. miratimi i Kodit Zgjedhor, apo zhillimet e fundit mbi ndryshimet e imuniteteve. Kondsensusi tregon që ka maturi, ka besueshmëri dhe atëherë duhet të bëhet e mundur që fjalët të kthehen në vepra. Dhënia e rezultateve të prekshme kjo është ajo që kërkon populli dhe Bashkimi i Evropian.”,- tha Sequi.
Më tej diplomati evropian foli mbi reformën në drejtësi duke thënë se po punohet me hapa pozitivë ndërsa ka përshëndetur marrëveshjen për imunitetin. Sipas tij heqja e tij është një masë e mirë kundër korrupsionit, por nuk duhet të mjaftoheni me kaq, por duhet të bëhet zbatimi i tij.
Ne besojmë që të bihet dakort dhe që të bëhet rishikim në imunitete sipa standart evroopine kjo bën një proces kritik dhe të duhur. Ne përgëzojmë palët për konsensusin dhe punën e bërë për të përfunduar punën. Është një proces i rëndësishëm dhe duhet të mbullur shpejt sa të jetë e mundur. BE- ja iu jep rëndësi çështjeve që kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Heqja e imunuiteteve është masë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, ne donim një reflektim të këtyre çështjëve në raportin e progress raportit. Sigurisht sa i përket heqjes ky nuk është fundi i procesit, por duhet punë mbi zbatimin dhe krijimin e një bilanci solid në këtë fushë,- vijoi ai.
Në vijim Sequi tha se vonesat në përmbyllje të reformave e kanë rrënuar besimin e qytetarëve prandaj ka menduar të hapë një klub, i cili do të quhet Klubi i BE- së dhe ka si qëllim nxitjen e frymës evropiane në vend.
Ajo që kemi nevojë është për të siguruar një pjesmarrje më të gjerë. Pra unë shoh që këto vonesa e kanë dobësuar perceptimin e publikut se vendi mund të shndërrohet në një shtet të ardhshëm anëtar evropian. Prandaj vendosëm të bënim një sondazh me perceptimin e publikut mbi anëtarsimin evropian. Në një pyetje rezultoi se 88% do të votonin për anëtarsimin evropian, nëse do të kishte referendum. Kjo na bëri ne që të mendojmë për një iniciativë të re,- deklaroi Sequi.
Në përfundim ai u shpreh se ka patur zhvillime të mira në reformat mbi të drejtat e njeriut, por duhet më tepër punë për të rritur anëtarësimin në shoqëri të komunitetit rom.
Kliti Topalli/IDEA/