Foshnja e vdekur në Mirditë, familjarët akuzojnë mjekët

Vdekja e një foshnje 4 muajsh pas ndërhyrjeve mjekësore në spitalin pediatrik të Tiranës ka sjellë reagimin e familjarëve, të cilët akuzojnë mjekët për neglizhencë totale gjatë operimit.
Akuza të ashpra janë hedhur nga familjarja Tirtja nga Oroshi i Mirditës, të cilët kanë dhënë detaje për shërbimin e munguar në këtë spital dhe mungesën totale të kujdesit ndaj fëmijës, e për pasojë, sipas tyre ka gjetur vdekjen foshja 4 muajsh. Familjarët thonë se mjekët u kanë kërkuar rryshfet, por pamundësia ekonomike për të përballuar kërkesat e bluzave të bardha ka bërë që vëmendja e mjekëve ndaj fëmijës të mos jetë maksimale.
Familja Tirtja kërkon që të merren masa ndaj mjekëve qe nuk i shërbyen fëmijës, pasi sipas tyre ata janë shkaktarët kryesor të vdekjes së djalit 4 muajsh.
Foshnja ka ndërruar jetë para dy javësh, ndërsa naga ana tjetër mjeku qe ka kryer operacionin ka reaguar duke sqaruar se operacionin ndaj fëmijës është kryer në mënyrë shumë korrekte.