Kukës, konflikt pronësie, plagoset me armë zjarri 27-vjeçari

Një person është plagosur me armë zjarri në Kukës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme ne vendin e quajtur "Bjeshket e Çajes", komuna Gryke-Çaje te rrethit Kukes, ku eshte plagosur me arme zjarri shtetasi B. Matraxhi, 27 vjec, lindur e banues ne fshatin Çaje, i cili eshte transportuar me helikopter ne Spitalin Ushtarak Tirane dhe aktualisht eshte jashte rrezikut per jeten.
Sherbimet e Drejtorise Policise se Qarkut Kukes, ne bashkepunim me sherbimet e Drejtorise se Policise se Qarkut Diber, kane bere te mundur identifikimin e autoreve te dyshuar te kesaj ngjarje dhe po punohet per kapjen e tyre.
Ndërkaq paraprakisht dyshohet se shkak i kesaj ngjarje ka qene nje konflikt i vjeter pronesie.