E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëzohet Beogradi, Daçiç: Do respektojmë marrëveshjet me Kosovën

13-11-2012 / Gazeta 55

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se marrëveshja për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit (IBM) me Prishtinën është e keqe dhe se qeveria e Serbisë duhet ta zgjidhë atë me sa më pak dëme. AI ka shtuar se Kosova po shkon gjithnjë e më shumë nga pavarësia dhe se për këtë arsye, Beogradi këmbëngul, që çështja e statusit të zgjidhet sa më parë. “Pra edhe kjo marrëveshje e keqe për integrimin e kufirit, duhet të zgjidhet me sa më pak dëme”, ka thënë kryeministri Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë. Kosova ka zgjidhur statusin e saj në vitin 2008, me shpalljen e pavarësisë, e cila u njoh nga më shumë se 90 shtete. Sot është anëtare e mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Daçiç ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se tashmë, Serbia është “kthyer në lojë”. Sipas tij tani Serbia do të vendosë vetë për Kosovën, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është e lehtë dhe do të duhet një politikë e mençur dhe e matur. Serbia dhe Kosova, përmes kryeministrave të tyre, Daçiç dhe Hashim Thaçi, po zhvillojnë bisedime nën ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Këto bisedime pasojnë dialogun teknik, të zhvilluar për më shumë se një vit, nga i cili rezultuan shtatë marrëveshje, zbatimi i të çilave është bllokuar, dhe po ridiskutohen në takimet Thaçi-Daçiç. Një takim i radhës është paralajmëruar për muajin dhjetor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›