Dorëzohet Haradinaj: Këtë vit nuk ka zgjedhje
Prishtinë - Opozita nuk heq dorë nga kërkesat e saj për zgjedhje të parakoshme, pavarësisht shuarjes së mundësive për një gjë të tillë. Faktin se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje të tilla e ka pranuar vetë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por ai nuk nguroi që të shprehet optimist për një proces të tillë në pranverën e vitit të ardhshëm.
Haradinaj, gjatë një vizite që i bëri familjes se dëshmorit të UÇK-së, Shemsi Ahmeti dhe fshatit Zasellë, u shpreh se “Kam shpresuar se do të ketë zgjedhje parlamentare sivjet, por si duket ato nuk do të mbahen. Mirëpo, unë besoj se ato do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm”.
Ai kritikoi politikat e qeverisë Thaçi, që sipas tij po thellojnë gjithnjë e më shumë problemt social ekonomike të vendit.