Bisedimet me Beogradin, Prishtina shmang UNMIK-un
Prishtinë- UNMIK-u nuk heq dorë nga përpjekjet për të bindur Prishtinën dhe Beogradin në zhvillimin e bisedimeve teknike, që për bazë kanë planin gjashtëpikësh të Ban Ki-moonit. Radio Evropa e Lirë bën të ditur se shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier është duke kërkuar që të takohet me liderët kosovarë për t’i informuar ata mbi bisedimet që ka pasur me zyrtarë të Beogradit dhe të Brukselit.
“Plani i PSSP-së është që sa më shpejt që të jetë e mundur të informojë Qeverinë këtu në Kosovë me takimet e tij në Bruksel dhe Beograd”, ka thënë për këtë radio zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, i cili pranon se të hënën ishte anuluar një takim mes Zannierit dhe zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi.
Sidoqoftë, Ivanko thotë se është koha që të dy kryeqytetet t’i nisin konsultimet teknike. “UNMIK-u është i gatshëm që të ndihmojë në çdo mënyrë që është e pranueshme për Prishtinën dhe Beogradin”, u shpreh Ivanko.
Por, përpjekjet e Zannierit hasin në vesh të shurdhër, meqë Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar për ndërmjetësim të UNMIK-ut në bisedimet eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit. Zyrtarë të lartë të ekzekutivit shprehen se për këtë çështje pranojnë si ndërmjetës vetëm SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.
“Ne nuk kemi qasje personale kundër z. Zannier. Përkundrazi, ne e respektojmë autoritetin e tij, e respektojmë misionin e UNMIK-ut si të suksesshëm, që ka qenë deri më tani, por ajo që do të themi është se UNMIK-u nuk ka nevojë për një mandat të ri dhe nuk ka nevojë që të ngarkohet me aktivitetet që do t’ia zgjasnin jetën”, ka thënë ndër të tjera zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.