Shtetet arabe shqyrtojnë kërkesën për njohjen e Kosovës
Nju Jork-Katari, Gana, Arabia Saudite, Pakistani dhe Egjipti janë duke e shqyrtuar kërkesën e Kosovës për njohjen e pavarësisë së saj si dhe janë duke përcjellë zhvillimet e përgjithshme në Kosovë. Këtë përgjigje ka marrë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në takimet që ka zhvilluar me ambasadorët e këtyre vendeve në OKB.
Presidenti Sejdiu ka kërkuar nga këta përfaqësues të lartë diplomatikë që vendet e tyre të njohin sa më parë realitetin e pakthyeshëm, përkatësisht pavarësinë e Kosovës, që po konfirmohet si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë.
Presidenti Sejdiu, po të hënën, zhvilloi takime të veçanta me disa nga ambasadorët e shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Ai takoi ambasadorët e Katarit, Ganës, Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Egjiptit, të cilët u informuan për të arriturat e Kosovës brenda një viti të pavarësisë.
Presidenti Sejdiu kërkoi nga këta përfaqësues të lartë diplomatikë që vendet e tyre të njohin sa më parë realitetin e pakthyeshëm, përkatësisht pavarësinë e Kosovës, që po konfirmohet si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë.
Ambasadorët e këtyre vendeve kanë shfaqur mirëkuptim lidhur me kërkesën për njohje dhe kanë theksuar se vendet e tyre janë duke i përcjellë me interes proceset në Kosovë dhe rreth saj, si dhe janë në proces të shqyrtimit të kërkesës për njohje të pavarësisë së Kosovës.
Sejdiu gjithashtu edhe takuar edhe me ambasadoren e SHBA-ve në OKB Susan Rice, të cilën e ka informuar me proceset që po zhvillohet në Kosovës dhe për punën e madhe që po bëhet për njohjet e Kosovës.
Ndërkaq ambasadorja Rice ka konfirmuar mbështetjen amerikane për zhvillimin e Kosovës në të gjitha sferat dhe për nxitjen e njohjeve të reja nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë.
Presidenti Sejdiu, gjatë qëndrimit në Neë York ka takuar edhe përfaqësuesit e shoqatës AAPEN, përkatësisht Rrjetit të Profesionistëve Shqiptaro-Amerikanë, që është përqendruar në organizimin sa më të mirë të potencialit intelektual të shqiptarëve nga të gjitha viset që jetojnë, studiojnë e punojnë në SHBA.
Gjithashtu, ai u takua edhe me përfaqësuesit e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë që janë duke studiuar në Nju Jork, ndërkaq sot pritet të zhvillojë takime edhe me disa ambasadorë të vendeve të përfaqësuara në OKB. Sot pasdite pritet që presidenti Sejdiu ta përfundojë vizitën e tij në SHBA dhe të udhëtojë për në Prishtinë, njofton zyra për informim e presidentit Sejdiu.
Per start Veton Rugova