E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski për vizitë dyditore në BeH

Sarajevë - Kryetari i Maqedonisë Branko Cërvenkovski nis sot një vizitë dy ditore në Bosnjë e Hercegovinë (BeH). Në ditën e parë të vizitës, Cërvenkovski do të takohet me kryeministrin e BeH-së, Nikolla Shpiriç dhe me anëtarë të Kryesisë dhe të Parlamentit. Në axhendën e Cërvenkovskit ka edhe takime me anëtarë të ekipit medicinal të Armatës së Maqedonisë, të cilët veprojnë në përbërje të misionit Euleks.

Kryetari i Maqedonisë të mërkurën pritet të takohet me kryetarin e entitetit serb në BeH, Republika Serpska, Rajko Kuzmanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›