Dorezohet Murinjo Reali lamtumire titullit kampion

Ditët e lumtura dhe të mbushura me rekorde kanë marrë fund për Hoze Murinjon. Reali i Madridit ka pësuar një humbje të rëndë në fushën e tij, duke u mundur 1-0 nga modestët e Sporting Gijon. Disfatë e dyfishtë për teknikun portugez, skuadra e të cilit, tani me tetë pikë më pak se Barcelona i ka thënë lamtumirë titullit kampion, ndërsa është mbyllur dhe rekordi i Murinjos që nuk njihte humbje në shtëpi prej më shumë se 7 vitesh.
Vetë tekniku nuk e ka fshehur zhgënjmin, duke pranuar se përmbysja ndaj rivalëve të përjetshëm të Barcelonës është e pamundur.
“Sigurisht është një humbje e papritur që na dëshpëron të gjithëve. Tani kemi tetë pikë më pak se rivalët tanë dhe mund të them se titulli kampion është i pamundur në këtë sezon. Gabuam dhe duhet të pranojmë pasojat”,- ka bërë të ditur Murinjo.
Jashtë garës për titull tani portugezi e përqëndron vëmendjen e tij te Liga e Kampionëve dhe Kupa e Spanjës, dy objektivat e mbetur për të mos e mbyllur sezonin pa asnjë trofe.
“Duhet të na vlejë si një mësim, por unë jam i bindur se skuadra do të reagojë duke filluar nga ndeshja me Totenham në Ligën e Kampionëve. Ky kompeticion është ndryshe, por sigurisht duhet të tregojmë një tjetër fytyrë”,- ka përfunduar portugezi, i cili nëse nuk fiton asnjë trofe rrezikon të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni.
Nertan Prifti