Permbytet Lampeduza Berluskoni Emigrantet problem i BE-se

Autoritetet italiane kanë zhvendosur qindra emigrantë nga ishulli i Lampeduzës drejt gadishullit, në vazhdim të operacionit të ndërprerë nga moti i keq. Kushtet e vështira të jetesës në qendrat e pritjes në Lampeduza e kanë bërë të pamundur qëndrimin e klandestinëve që mbërrijnë përditë në ishull, pas nisjes së trazirave në Afrikën e Veriut.
Protestat kanë nisur në ishullin e vogël italian, që është edhe pika më e afërt e Europës nga brigjet afrikane, herë nga klandestinët, e herë nga banorët lokalë. Mbi 3 mijë emigrantë shprehën zemërimin e tyre për kushtet e pabesueshme të jetesës, shumë prej tyre kanë jetuar kështu për dhjetë ditë me radhë.
“Do të shkoj në Siçili ose në Romë për të punuar”,- thotë njëri prej tyre. Të tjerë planifikojnë të arrijnë qytetin verior të Ventimilias dhe më tej të kapërcejnë kufirin për në Francë.
Afërsisht 2500 emigrantë nga 6 mijë gjithsej kanë mbetur në ishull, ndërsa më shumë varka pritet të mbërrijnë. Banorët lokalë, që në ditë të caktuara janë më të paktë në numër se klandestinët, protestojnë për ndotjen e ishullit dhe shkatërrimin e sezonit turistik, i cili sjell të ardhurat kryesore për ta.
Kryeministri italian, Berluskoni që vizitoi Lampeduzën të mërkurën ka fajësuar Tunizinë se nuk arrin të ndalojë emigrantët që nisen nga brigjet e saj dhe ka deklaruar se Italia është duke u përballur e vetme me një problem që duhet të ishte i gjithë Europës. Berluskoni pritet të vizitojë Tunizinë të mërkurën.
Juli Prifti