E Shtunë, 31 Tetor 2026

ifti mbreteror historia ne nje liber me figura

Tashmë në raftet e librave të ilustruar, në krah të Batman apo Njeriut Merimangë, mund të gjeni edhe historinë e dashurisë të princit Uilliam. “Kejt dhe Uilliam – një histori dashurie shumë publike” titullohet libri me figura i promovuar së fundmi në Londër, nga shkrimtari Ric Xhonston.

Libri është i ndarë në dy pjesë, njëra tregon historinë e Keit, një princeshë e rezervuar dhe tjetra atë të Uilliam, princit me jetë mjaft publike. Libri mbi Keit është shkruar në formën e ditarit. Në të përshkruhen ditët e para të takimit mes tyre, pushimet familjare të princit në Kornuoll, dhe refleksionet mbi princeshat të vogëlushes Keit në dhomën e saj të gjumit.

Më tej, janë vitet e universitetit ku ata takohen me njëri-tjetrin, dhe pak e nga pak dita e tyre e dasmës.  Shkrimtari Xhonston që e nisi këtë projekt pas sugjerimit të një miku, ka shpenzuar dy muaj për të mbledhur së bashku faktet dhe dokumentuar ato. Në libër përfshihen edhe personazhe të tjera, por një kujdes të vecantë i kushtohet princeshës Diana.

 "Ajo hap dhe mbyll librin dhe ne e kemi përfshirë me kujdes në libër. Disa njerëz mund të mos e pëlqejnë këtë dhe të thonë se po përpiqemi të jemi kontroversialë, por unë jamë tërësisht i sigurtë se princi do të jetë duke menduar për nënën e vet, ditën e dasmës”- tha Xhonston.

Të dyja historitë, mund të blihen së bashku, ose veç e veç, ndërsa edicioni është i limituar në vetëm 3 mijë kopje. Ilustrimet e librit për Keit janë si ato të librave me figura për vajza në vitet ‘70të, ndërsa historia e princit i ngjan karaktereve tipike të librave për djem.

Juli Prifti

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›