Dorëzohet Wengeri

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se skuadra e tij e rindërtuar është “shumë mbrapa” konkurrentëve për titullin e kampionit në Premierligë, pas disfatës nga Manchester United në fundjavë.
Arsenali u mposht 2-1 në Old Trafford të shtunën dhe pas dhjetë xhirosh gjendet në pozitën e gjashtë me 15 pikë, nëntë më pak se lideri United.
I pyetur nëse ekipi i tij mund të sfidojë dy skuadrat e Manchesterit, dhe Chelsean, Wenger u përgjigj: “Për momentin nuk mund të themi se po pasi jemi shumë më mbrapa”. “Por, përfundimi i sezonit në tri pozitat e para është ende objektiv i yni”, u shpreh strategu francez.