Meta: Aksident i tmerrshëm, të solidarizohemi

Meta tha se ngjarja është tejet e rëndë, ndërsa kërkoi masa më të rrepta për të parandaluar aksidentet.
“Jemi këtu për të shprehur solidaritetin tonë në të gjitha drejtimet, në radhë të parë për familjarët e viktimave të këtij aksidenti të tmerrshëm, por edhe për familjarët e personave të plagosur. Vlerësojmë këtë solidaritet të jashtëzakonshëm njerëzor, por edhe për angazhimin e të gjitha strukturave të shëndetësisë. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, e cila nuk mund të pranohet nga logjika, por është një fakt që duhet përballuar me kurajë duke qenë pranë të gjithë familjarëve. Është fakt që aksidentet po marrin jetën e shumë qytetarëve dhe është e domosdoshme të shtohet puna për minimizimin e tyre”, tha Meta. /Start/
2012-05-21 20:25