E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorina Garuci, mes 8 më të miravë në konservatorin e Vienës

SHKODËR- Pas një konkurimi të rangut botëror, ku merrnin pjesë 280 konkurente, këngëtarja e talentuar shkodrane, 18 vjeçarja Dorina Garuci, është vlerësuar nga komisioni i konkursit të Konservatorit të Vienes mes tetë më të mirave duke fituar kështu të drejtën e regjistrimit në degën Musical.

Një renditje e tillë është konsideruar nga specialistët e artit shqiptar si një sukses shumë i madh për vendin tonë, pasi rasti i Dorinës është i pari i këtij lloji që kualifikon një shpiptare për të studiuar në këtë konservator të përmasave botërore.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›