Itali, akuzat për korrupsion, jep dorëheqjen kreu i Lega Nord
MILANO - 20 vjet pas zgjedhjeve të vitit 1992, kur Liga e Veriut njohu fitoren e parë politike, Umberto Bossi ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit të përgjithshëm të partisë.
Mësohet se dorëheqja e Bossit lidhet me hetimet ndaj financierit të “Lega Nord”, Francesco Belsito, të kryera nga Prokuroria e Milanos, Napolit dhe Reggio Calabria-s. Ai akuzohet për mashtrime që i kanë shkaktuar shtetit dëme të mëdha, riciklim parash dhe pasuri të paligjshme.
Nga hetimet janë zbuluar përgjime telefonike që përfshijnë edhe vetë liderin e partisë Umberto Bossi, i cili u përfol se kishte përdorur paratë e taksapaguesve për të rinovuar vilën e tij dhe për pushime luksoze të anëtarëve të familjes.
“Jap dorëheqjen për të mirën e lëvizjes dhe të militantëve. Prioriteti im është e mira e Lega-s dhe vazhdimi i betejës”, u shpreh Bossi.
Sipas mediave italinë, deri në zgjedhjen e një sekretari të ri, Liga e Veriut do të drejtohet nga një treshe politikanësh: ish-ministri Brendshëm Roberto Maroni, Roberto Calderoli dhe Manuela Dal Lago.
Dorëheqja e Bossit rrezikon të destabilizojë partinë populiste, e cila njihet për qëndrimin e saj kundër emigrantëve, duke dobësuar në këtë mënyrë një prej forcave politike kryesore dhe një prej zërave kundër masave të kursimit të kryeministrit Mario Monti në parlament.
(er.nu/BalkanWeb)