E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjendet i vrarë një 40-vjecar, policia nis hetimet

SHKODËR- Pjeter Lufi, 40 vjeç, banor në fshatin Shtoj, komuna Rrethina Shkodër, është gjetur i vrarë në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë të rrethit Shkodër pasditen e sotme.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se Lufi, i cili në opinion njihet edhe me emrin Petrit, kishte disa ditë që ishte larguar nga shtëpia ku jetonte në fshatin Shtoj me synim për të punuar tokat e familjes së tij që gjendeshin në fshatin Vuksanaj.

Mungesa e kontaktit me të ka detyruar familjarët e tij të lajmërojnë policinë, e cila pas një kontrolli të terrenit të asaj zone e ka gjetur trupin e pa jete të Lufit pranë një përroi.

Nga të dhënat e para bëhët e ditur se ndaj viktimës është qëlluar me armë zjarri. Gjatë orëve në vazhdim pritet një informacion më i saktë nga zyra e shtypit e policisë qarkut Shkodër në lidhje me rrethanat e vrasjes së 40 vjeçarit Lufi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›