Dorina Leka, shqiptarja konkurrente në “X Factor”

Romë, 29 gusht - Dorina Leka është konkurrentja e parë shqiptare, e cila do të marrë pjesë në Reality Show “X Factor”, i rrjetit italian “Rai 2”, një format televiziv që vë në garë këngëtarët e rinj. Lajmi bëhet i ditur në mediet e Triestes, ku artistja 24-vjeçare jeton prej vitesh. “Një zë me ndjeshmëri të madhe që dridhet në ritmet e muzikës. Shpirti i rrok-ut, shpirti i saj rebel dhe mosha e re, u morr fillimisht me skepticizëm...”, shkruan e përditshmja italiane “Il Piccolo” për artisten shqiptare, transmeton Ballkanweb.
Dorina Leka, 24-vjeç, ka studiuar në Itali për piano që në moshën 8-vjeçare. Ajo vjen në këtë edicion të katërt të "X Factor" si "gjetje" e Anna Tatangelos, një nga pjesëtaret e jurisë. Mediat italiane veçojnë tek 24-vjeçarja jo vetëm vlerat artistike, por dhe mënyrën e veçantë të të veshurit.