E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata zgjedhore, forcon vleren e lekut ne tregun e valutor

Gjate ketyre diteve monedha vendase (leku), ka nisur te rikuperohet ne kembim me valutat kryesore, euron dhe dollarin. Shkak per kete forcim te lekut po behet edhe fushata zgjedhore, njoftojne ekspertet ne agjencite e kembimeve valutore. Mijera emigrante jane duke hyre keto dite ne Shqiperi, me qellim per te votuar. Duke sjelle nje sasi eurosh ne tregun vendas ata kane ndikuar ne rritjen e vleres se lekut. Gjithashtu fushata zgjedhore jep ndikim ne vleren e lekut, per shkak se, partite politike i bejne shpenzimet ne leke. Duke qene se keto shpenzime per efekt te fushates kane arritur kulmin, per rrjedhoje eshte forcuar edhe vlera e lekut. Ne tregun e kembimit valutor, gjate diteve te para te kesaj jave, nje dollar eshte blere me 93-94 leke dhe eshte shitur me 93.5-94.5 leke, ndersa nje euro eshte blere me 129-129.5 leke dhe eshte shitur me 129.5-130 leke. Nderkohe, para nje muaji nje dollar eshte blere me 98 leke dhe eshte shitur me 98.5 leke, ndersa para tre muajsh, nje dollar eshte blere me mbi 100 leke dhe eshte shitur me 100.5 leke. Sipas Bankes se Shqiperise, leku ka paraqitur qendrueshmeri edhe ndaj valutave te tjera, nje situate favorizuese kjo e ardhur nga efektet e sezonit veror, qe si zakonisht ndikon ne forcimin e monedhes shqiptare. Me nisjen e sezonit veror ne qershor dhe me pikun e tij ne muajt korrik e gusht, kur ne vendin tone vijne me mijera emigrante prane familjeve te tyre, si dhe turiste nga Kosova, Maqedonia e vende te tjera per te kaluar pushimet ne vendin tone, leku ka gjithnje tendence forcimi ndaj valutave te huaja, pasi eshte me i kerkuari ne tregun e kembimit valutor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›