E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e thesarit, frenohen interesat

Blerina Hoxha

Rritja e interesave per bonot e thesarit eshte frenuar disi, per shkak se deficiti buxhetor ne kete periudhe po financohet kryesisht me kredine 250 milione euro te marre ne muaj, nga tre banka te huaja private. Keshtu ne ankandin e djeshem te bonove te thesarit per maturimin 12 mujor, norma e interesit e pranuar nga qeveria arritur ne 9.2 per qind, pothuajse ne te njejtin nivel qe nga fillimi i ketij viti. Gjithashtu pothuajse te pandryshuara mbeten edhe interesat e maturimeve te bonove te thesarit me afat 6 dhe 3 mujor. Ekspertet ne Ministrine e Financave shpjeguan se qeveria ka plotesuar nevojat per financimin e deficitit nga tregu i jashtem, cka ka ndikuar ne frenimin e interesave te bonove te thesarit. Por gjithsesi interesat e borxhit qeveritar kete vit jane me te larta se, vitin qe shkoi per shkak te shtrengimeve te kushteve te financimit te diktuara nga kriza ne tregjet financiare nderkombetare. Eksperte ne bankat e nivelit te dyte, e shpjegojne kete dukuri me faktin e tkurrjes se likuiditeteve ne bankat e nivelit te dyte dhe nga ana tjeter, kerkesen ne rritje te qeverise per para cash nepermjet emetimit te borxhit te brendshem. Por cfare pritet te ndodhe nga kjo rritje. Se pari, qeverise i duhet te paguaje me shume interesa kundrejt bankave dhe individeve, per parate qe u merr hua. Se dyti, bankat do te ofrojne interesa me te larta per kredite, per shkak se kredia ne leke, jepet duke pasur parasysh interesin 12 mujor te bonove te thesarit, duke i shtuar edhe nje perqindje shtese qe varion ne varesi te bankes. Bonot e thesarit dhe obligacionet jane instrumente borxhi, nepermjet te cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron te ardhurat e nevojshme, per te financuar shpenzimet qe nuk i mbulon dot nga te ardhurat. Huamarrja nga publiku ndryshe do te kuptohej si shitja e letrave me vlere te qeverise, publikut. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlere; bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen per periudha 3, 6 dhe 12-mujore, ndersa obligacionet kane periudha maturimi me te gjata 2, 3 dhe 5-vjecare. Si per cdo borxh te kerkuar, per te cilin paguhen interesa edhe qeveria paguan interesa per kete borxh. Keto jane me te larta se cdo lloj investimi tjeter ne depozita.

Bonot e thesarit, fitimet me te larta se depozitat

Nese do te marresh kursimet me te larta, investo ne bonot e thesarit, se risku eshte zero dhe fitimi eshte me i larte. Blerja e bonove te thesarit ne momentin aktual, eshte mjaft e leverdishme, si per individet, ashtu edhe per institucionet financiare, te cilat nuk kane nje alternative me te mire investimi. Norma e interesit te bonove, eshte ndjeshem me e larte se e depozitave te kursimit. Ne te gjitha bankat, interesi i depozitave ne leke mund te arrije maksimumi ne 7 per qind per depozitat tremujore, nderkohe qe bonot e thesarit arrijne deri ne 9.2 per qind, por per keto afate. Per t'i investuar kursimet ne bono thesari mund t'i blini ato ne tregun primar e ne ate sekondar. Tregu primar perfaqesohet nga shitja e ketyre instrumenteve te borxhit ne ankandet e radhes te Bankes se Shqiperise. Veshtiresia per individet per te marre pjese ne kete treg eshte reale, pasi edhe per vete strukturen e ketij tregu, pjesemarrja ne tregun primar mbart kosto per individet. Keshtu qe mundesia me e mire per te investuar ne bono thesari mbetet tregu sekondar, qe ne Shqiperi perfaqesohet ne pjesen derrmuese nga bankat e nivelit te dyte. Sherbimi ofrohet nga te gjitha bankat, si dhe ne te gjitha deget e tyre ne rrethe, duke u bere keshtu me atraktiv edhe per bleresit e mundshem te bonove te thesarit. Njekohesisht, bankat e nivelit te dyte ofrojne edhe blerjen e ketyre instrumenteve te borxhit, para afatit te maturimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›