E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi, ne Korce PD fiton me 44.9% PS me 31.4%, kryesimi me 13 pike

Partia Demokratike, fiton zgjedhjet edhe ne Qarkun e Korces. Fondacioni "Gani Bobi", prezantoi dje rezultatet e sondazhit per kete qark, duke nxjerre fituese Partine Demokratike me 44.9%, perkundrejt Partise Socialiste me 31.4%. Sipas drejtorit te ketij fondacioni, Shkelzen Maliqi, anketimi eshte bere ne javet e para te qershorit dhe nxjerr te dhenat per to ne Korce. E treta ne liste edhe kete here eshte Levizja Socialiste per Integrim me 1.6% te votave dhe me pas G99 me 1.5% te votave. Lista vijon me Partine Republikane me 1.5%, 0.3% PBDNJ, 0.3% Poli i Lirise dhe parti te tjera vetem 0.5%. Por ashtu si dhe ne sondazhet e kryera ne qytete te tjera, edhe ne Korce ka jo pak te pavendosur. Nga anketimi i kryer nga fondacioni "Gani Bobi", rezulton se 10.8% jane te pavendosur. Ndonese nje shifer e larte, kjo nuk kercenon fitoren e PD-se, e cila kryeson me 13% mbi Partine Socialiste.

Rezultati ne qarkun juglindor

Disponimi i elektoratit, dy

jave para zgjedhjeve ne Korce

44.9% PD

31.4% PS

1.6% LSI

1.5% G99

1.5% PR

0.3% PBDNJ

0.3% Poli i Lirise

0.5% Te tjera

10.8% Te pavendosur

Presidenti priti Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiun, ate te Maqedonise, George Ivanov dhe te Malit te Zi, Filip Vujanovic, takime dypaleshe


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›