Slloveni: Mbeshtesim heqjen e vizave dhe aplikimin si vend kandidat ne BE
Ambasadori slloven ne Tirane ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare pas pese ditesh, do te jene nje prove e demokracise ne Shqiperi si dhe nje hap i rendesishem per bashkepunimin e metejshem me BE. "Sllovenia bashke me vendet e tjera te BE-se do te ndjeke nga afer procesin e votimit. Ne besojme, cfare eshte dhe ne interesin e Shqiperise, qe zgjedhjet e ketij viti te jene te lira dhe te plotesojne te gjitha standardet nderkombetare. Personalisht mendoj se Shqiperia i ka te gjitha kapacitetet, per te bere zgjedhje te lira, paqesore dhe te ndershme", deklaroi Alain Brian Bergant, ambasador i Sllovenise ne Shqiperi. Nderkohe ambasadori slloven ka pershendetur dhe aplikimin e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. "Sllovenia eshte per zgjerimin e BE, me vendet e Ballkanit Perendimor dhe ka pershendetur aplikimin e Shqiperise. Gjithashtu eshte dhe per liberalizimin e vizave per ato vende ne rajon, te cilat te plotesojne kriteret nga udherrefyesi per liberalizimin e vizave, kurse vendeve te tjera do t'u qendroje afer dhe do t'i stimuloje ne plotesimin sa me te shpejte te kritereve, pasi levizja e lire e njerezve eshte nje nga vlerat dhe parimet baze te BE", vijoi ai. Ne fjalen e tij ambasadori slloven siguroi se Shqiperise, do t'i ofrohet ndihme shkencore ne fushen e ceshtjeve evropiane. Nje mbeshtetje e perhershme, do te jete dhe per Republiken e Kosoves. Deklarata e ambasadorit te Sllovenise ne Shqiperi, per mbeshtetjen qe i jep Shqiperise dhe te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor per integrimin ne Bashkimin Evropian dhe per heqjen e regjimit te vizave me vendet e BE, vjen vetem nje dite pas deklarates se shefit te diplomacise suedeze, Karl Bild, vend i cili merr kryesimin e radhes se BE-se per gjashtemujorin e dyte te ketij viti, i cili garantoi mbeshtetjen e Suedise per integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE.