E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doris Pack: “E turpshme ideja e Ramës për spastrimin e administratës publike”

30-07-2013 / Gazeta 55

Reagon europarlamentarja, pas kërcënimeve të mazhorancës së re për revansh politik
 
Europarlamentarja  Doris Pack ka reaguar fort ndaj ndryshimeve të thella që kërkon të bëjë Edi Rama në administratën publike. Në një reagim në rrjetin e preferuar të Edi Ramës, pra në Tëitter, europarlamentarja Pack ka shkruar se, “çfarë ideje ka Edi Rama për administratën publike? Heqjen nga puna të 1 mijë vetëve dhe zëvendësimin e tyre me të tjerë vetëm sepse ka fituar ai: kjo është e turpshme”.  Ky është dhe reagimi i parë ndërkombëtar ndaj spastrimeve që kërkon të bëjë Edi Rama në administratën publike. Padyshim ky reagim do të pasohet edhe nga të tjerë sepse ndryshimi radikal i organigramës shtetërore nga ana e Edi Ramës prek edhe ligjin për Nënpunësin Civil që u miratua me tre ligjet e Integrimit.   Departamenti i Administratës Publike, që është një institucion i ngritur mbi bazën e një nga tre ligjeve të integrimit që u votuan në fundin e legjislaturës së kaluar. Rama as ka hyrë në bisedime me opozitën për ndonjë ndryshim të ligjit në fjalë, as ka shpallur mënyrën sesi do të bëhet ndryshimi i kalimit të varësisë së DAP-it nga Ministria e Brendshme te Kryeministria. Në deklaratën e fundit të  shefi i presidencës lituaneze, ministri i Jashtëm, Linas Linkevicius theksoi se për të arritur marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor, nga Tirana zyrtare duhet të bëjë një tranzicion të qetë të pushtetit, pra, një përgjegjësi e të gjithë faktorëve politikë dhe vazhdim të reformave, të cilat janë jetike për institucionet demokratike dhe jetën e qytetarëve. “Të gjitha partitë politike në Shqipëri duhet të marrin përsipër përgjegjesinë e tyre. Ato duhet të diskutojnë realisht me njëra-tjetrën, sepse kjo do të ishte e dobishme për të pasur një vizion dhe një platformë të përbashkët për të ardhmen e vendit. Të bien dakord për të bërë reformat e domosdoshme, në mënyrë që të jemi të sigurt dhe t’i jepet vendit një imazh i besueshëm për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, deklaroi ministri i Jashtëm Lituanez, Linas Linkevicius.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›