E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e re Olldashi Rama i genjeu besimtaret ne ditet e Kurban Bajramit

Tirane 16 nentor NOA Irma Toptani - Ndertimi i xhamise se re eshte nje genjeshter e perseritur e Kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama.

Nje genjeshter te perseritur e ka cilesuar sot ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi premtimin e bere nje dite me pare nga kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama per ndertimin e nje xhamie te re ne token pas Pallatit te Kultures.

Ne prononcimin e tij per mediat ministri Olldashi theksoi se Kryetari i bashkise se Tiranes e ka bere kete premtim edhe tre vite me pare kur fitoi mandatin e trete per te qeverisur kryeqytetin ne vitin 2007.

Ne fakt per kedo qe ka nje eksperience mbi kater vjecare ne shtyp mund ti kujtohet fare mire qe ky eshte nje premtim qe kryetari i bashkise e ka bere edhe kater vjet me pare ekzaktesisht ne vitin 2007 dhe ekzaktesisht perpara fushates se zgjedhjeve vendore. Pra nuk eshte nje premtim i ri i zotit Rama por eshte perseritje ciklike e nje premtimi te bere prej vitesh dhe i pambajtur beri me dije ministri Olldashi.

Per ta argumentuar ministri i Puneve Publike u ka paraqitur konkretisht mediave ate cfare parashikon Plani Francez i qendres se Tiranes ne zonen mbrapa Pallatit te Kultures.

Neqoftese e shikoni mbrapa Pallatit te Kultures jane te parashikuarady kulla nga 84 kate te cilat pavaresisht lartesise per cilindo njeri normal nuk ngjajne me minare ngjajne me kulla dhe ngjitur me to ne zonen ku ka qene disko Albania qe edhe kjo u lakua si zonae mundshme potenciale e ndertimit te xhamise ka nje qender tregtare argumentoi Olldashi.

Duke iu referuar dokumenteve te planit francez ministri theksoi se ne planin e miratuar ne KRRTRSH zona e sheshit Skenderbej zona pas pallatit ekzistues te Kultures dhe zona e disko Albanias si dhe ajo e lulishtes pas Pallatit te Kultures sipas legjendes se planit francez per qendren e Tiranes parashikon aktivitete tregtare dhe private.

Pra per kedo eshte e qarte qe kemi te bejme me aktivitete tregtare dhe private aktivitet privat eshte kulla 84 kateshe aktivitet tregtar eshte godina 18.8 m e larte dhe eshte ne anesore te kulles dhe me sa di une xhamia nuk eshte as aktivitet privat as aktivitet tregtar verejti Olldashi.

Ai risolli ne vemendje se nese i referohemi projektplanit i pergjithshem rregullues qe zoti Rama ka depozituar ne KRRTRSH por qe nuk eshte miratuar ende shihet se ne gjithe zonen gri nuk ka zone te caktuar per xhami sepse i eshte referuar planit te qendres qe bashkia e ka paraqitur per miratim prane KRRTRSH-se nje maket i eksopzuar te galeria e arteve.

shte krejt e qarte qe z. Rama ka genjyer ka genjyer sikurse i genjeu besimtaret mysliman kater vjet me pare. Ne te gjithe librat e shenjte genjeshtra eshte e denueshme deklaroi ministri i Transportit.

Ai tha se genjeshtra denohet edhe ne librin e shenjte te kristianeve ne urdheresen e tete.

Per kete rast meqe flitet per ndertimin e nje xhamie te re ai risolli ne vemendje se genjeshtra denohet edhe me fort ne Kuranin e shenjte.

Olldashi i kujtoi Rames se meqenese jemi ne dite Bajrami dhe ai i genjeu myslimanet ne dite Bajrami ne Suren 51 te Kuranit thuhet Qofshin mallkuar genjeshtaret duke shpresuar qe te gjithe besimtaret myslimane te cilet ai i genjeu ne dite te shenjte ta mbajne mend kete gje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›