E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Fondin per vendoret Rama rroga per militantet

Kryeministri Sali Berisha hedh poshte akuzat e socialisteve per buxhetin e vendoreve. Gjate mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar te Partise Demokratike Berisha ka komentuar mbeshtetjen e qeverise per vendoret gjate 5 viteve te drejtimit te te djathteve. Qeveria socialiste ne buxhetin e saj te vitit 2005 ka pasur te percaktuar gjithsej ne total per qeverite vendore te vendit per te gjitha bashkite dhe komunat e vendit 7 miliarde e 775 milione leke. Qeveria jone per vitin 2010 ka pasur te percaktuar per qeverine vendore 17 miliarde e 235 milione leke nderkohe qe ne kaluam nje seri taksash qendrore teresisht ne taksa vendore te cilat bene qe te ardhurat vendore te rriten - tha ai. Berisha shtoi se te ardhurat vendore per shkak te kalimit ne administrim te qeverive vendore te nje seri taksash te cilat nga 12. 2 miliarde leke qe ishte ne vitin 2005 jane rritur ne 20 miliarde e 948 milione leke. Pra sipas tij ne total buxheti i qeverise vendore per qytetaret shqiptare nga 19 miliarde e 975 milione qe ishte ne 2005-n eshte rritur ne 41 miliarde e 423 milione leke. Ai akuzoi Ramen per keqperdorim te fondeve te qytetareve. Mund tju jap edhe ca te dhena per krye-protestatorin. Po ndalem vetem tek Tirana. Tirana ka pasur ne vitin 2005 430 milione leke Tirana ka ne vitin 2010 1 miliard e 50 milione leke vetem nga granti i qeverise jo buxheti. Dhembi zoterise i dhemb tjeter kund sepse cka bere zoteria me keto para. Me shtimin e grantit nga 400 milione leke ne 1 miliard leke shtim i cili nuk ka shkuar per rruge parqe lulishtet e Tiranes por ka shkuar kryekeput per rrogat. Nga 1670 punonjes qe ka pasur ne bordero qyteti i Tiranes sot ka 4300 punonjes atehere e kuptoni ju ku shkon paraja e qytetareve - deklaroi numri nje i qeverise ndersa beri thirrje ti thuhet ndal abuzivizmit. Berisha pohoi me tej se kete vit per here te pare ne historine e ketij vendi parate per qeverite vendore jane 350 milione dollare. Pa te ardhurat e tyre vetem buxheti i qeverise 35 miliarde leke nga 7 miliarde e 700 milione qe ishte ne 2005-s para qe do te shkojne per hallet dhe jeten e qytetareve. Protesta nuk u be per qytetaret protesta u be per rrogetaret. Ne nuk jemi kunder rrogetareve ne kemi faktuar se kemi respektin me te madh per rrogetaret kemi rritur dhe do te rrisim rrogat por problemi eshte se ne nuk mund te pranojme kurre qe institucionet tona te shnderrohen ne qendra punesimi ne kurriz te qytetareve shqiptare. Jo zoterinj ne jemi sherbetore ne marrim rroga por ne do te bejme cdo gje qe ti rendojme sa me pak taksapaguesit sepse nese ne trefishojme buxhetin ky trefishon punonjesit. Te harroje ky se do te mund te perdoren parate e qyteteve shqiptare ne kete menyre - tha Berisha. Ai premtoi rritje perseri te fondit per Bashkine e Tiranes ndersa uroi qe ai te perdoret sipas kritereve. Lidhur me faktet abuzive Berisha tha se edhe kompania e menaxhimit te fushates se Partise Socialiste firmoset nga nenkryetari i bashkise. Pra nuk firmos z. Ruci nuk firmosin pergjegjesit e financave te Partise Socialiste por firmos z. Agolli sepse do te merren taksat e qytetareve. Nuk mund te pranojme qe nga buxheti qe ne japin per bashkine Partia Socialiste te marre kompani menaxhimi per te shpifur dhe trilluar gjithe diten kunder heqjes se vizave - perfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›