Doris Pack: Politika të gjejë kompromis për integrimin
BRUKSEL - Brukseli mbështet marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në BE, gjë e cila është bërë e ditur në darkën e organizuar në nder të presidentit Bujar Nishani nga eurodeputetja Doris Pack në bashkëpunim me fondacionin gjerman Konrad Adenauer Stiftung dhe ambasadën shqiptarë në Bruksel.
Ajo ka shprehur keqardhjen për kohën e humbur si rrjedhim i bojkotit të gjatë opozitës, por ajo ka përshëndetur arritjet që janë bërë këtë vit. Përtej rekomandimit pozitiv që pritet të jepet nga Komisioni Europian, Pack mendon se nëse politikanët shqiptarë duan shqiptarët duhet të gjejnë kompromis për hapat që kanë mbetur për të bindur shtetet anëtare në dhjetor.
“Shqipëria tashmë ka bërë shumë përpjekje. Fatkeqësisht është humbur shumë kohë, 2 vjet apo së paku një vit e gjysëm. Të fitosh kohën e humbur është e vështirë. Por, mund të them që janë bërë shumë përpjekje. Madje, sapo mora vesh lajmin për aprovimin e ligjit për kufizimin e imuniteteve. Shumë i mirëpritur. Por, mendoj se njëkohësisht duhet të aprovohet dhe ligji për Gjykatën e Lartë dhe përmbyllja e reformës parlamentare. Nëse këto bëhen, ne duhet t’i japim Shqipërisë statusin e kandidatit, sepse populli e meriton. Jo të gjithë politikanët e meritojnë, por vendi ka kapacitetin të ecë përpara. Nëse Shqipërisë i jepet një sinjal i tillë si statusi i kandidatit, kjo do të ndihmojë politikanët që të bëhen më miqësorë midis tyre”, tha Pack
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)