Shakira konfirmon: Po, është e vërtetë, pres një fëmijë
BARCELONE - Këngëtarja kolumbiane Shakira konfirmoi një ditë më parë se është në pritje të një fëmije nga futbollisti i njohur Girard Pique.
“Si shumë nga ju e dini, unë dhe Gerard jemi shumë të lumtur sepse po presim të vijë në jetë fëmija jonë i parë. Për këtë arsye, ne duam t’i japim prioritet këtij momenti unik të jetës sonë, prandaj kemi vendosur të shtyjmë të gjitha aktivitetet promovuese të ditëve në vazhdim”- shkruan këngëtarja në faqen e saj zyrtare në internet.
Prej kohësh përflitej në shtypin botëror që këngëtarja kolumbiane është shtatzënë, por për t’i dhënë fund spekulimeve të mundshme e për të qëndruar të qetë për pak ditë me Pique, Shakira vendosi të komunikonte zyrtarisht lajmin që gëzon pa masë fansat e saj por edhe tifozët.
Shakira dhe Pique u njohën dy vjet më parë gjatë kampionatit botëror të futbollit në Afrikën e Jugut, ku ai luante me kombëtaren spanjolle, ndërsa ajo këndonte himnin e kampionatit “Waka Waka”.
(er.nu/BalkanWeb)