E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 janari”, Agim Llupo kërkon lirinë në gjykatë

TIRANE - Avokati i gardistit Agim Llupo, i akuzuar për vrasjet e 21 janarit, kërkoi dje në gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij.

Kërkesa e avokatit u bë në seancën e radhës të procesit, i cili është në fazën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve të akuzës. Sipas avokatit, arma që qëlloi mbi protestuesit nuk vërtetohet se është përdorur nga Llupo ditën e ngjarjes.

Në seancë dëshmuan edhe katër gardistë, të cilët pranuan se kanë qëlluar në ajër në 21 janar, por këtë e kanë bërë të detyruar nga dhuna e protestuesve.

Ndërkohë, ish-Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi nuk pranoi t'iu përgjigjej pyetjeve të prokurorëve, duke kërkuar më parë t'i vihej në dispozicion një kopje e tyre me shkrim.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›