Doris Pack Politikanet po demtojne imazhin e vendit
Ne nje analize kritike per situaten politike te momentit ne Tirane eurodeputetja Doris Pack fajeson politikeberesit per demtimin e imazhit te Shqiperise. Sipas saj konfliktet nderpartiake po vonojne trenin integrues vendit dhe kjo kerkon kohe per tu ndrequr. Shqiperia ka nevoje per pune ka nevoje qe Parlamenti te funksionoje plotesisht. Shumica nuk i ka numrat per ti miratuar te gjitha ligjet. Une shpresoj qe parlamentaret e opozites te rikthehen dhe te behet e mundur qe ne keto dy vite te mandatit te kesaj qeverie te pershpejtohet integrimi europian. Sepse ky eshte interesi i vendit jo i opozites as i qeverise. Dhe le ti lene betimet nga urrejtja per njeri-tjetrin. Sepse imazhi i Shqiperise eshte ulur aq poshte sa ska ku te shkoje me keq. Vazhdimisht shohim e degjojme te njejtat gjera. I duhet dhene fund kesaj tha Pack. Me tej europarlamentarja sqaron sesi percillet ky konflikt ne syte e Brukselit. Sigurisht ne nuk themi qe politikanet ta duan njeri-tjetrin por themi qe ata duhet te jene korrekte dhe te kene respekt per njeri-tjetrin. Dhe ky respekt mungon. Klasa politike nuk sillet si nje klase e vertete politike theksoi ajo. Kane qene te forta kritikat dhe thirrjet e nderkombetareve per klasen politike shqiptare per gjetjen e nje konsensusi pas zgjedhjeve te 8 majit.