E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmi/Çdo emigrant mund të përfshihet në skemën vullnetare të sigurimit

28-07-2012 / Gazeta 55

Drejtoresha e Kontributeve, Teuta Muço tregon kushtet që duhet të plotësohen

Çdo emigrant ka mundësi që të përfshihet në skemën vullnetare të sigurimet, për të plotësuar vitet e munguara kontributeve, me qëllim përfitmin e pensionit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se aktualisht të ardhurat nga kontributet janë shtuar së tepërmi, duke treguar për interesin e emigrantëve shqiptarë, për t’u futur në skemën e sigurimit.
Drejtoresha e Kontributeve, Teuta Muço tregon kushtet që duhet të plotësohen nga një emigrant shqiptar, për t’u bërë pjesë e skemës së sigurimit në vendin e tij, duke plotësuar vullnetarisht vitet e munguara. Sipas saj, është e rëndësishme që derdhja e kontributeve të mos bëhet në pragun e daljes në pension.
Zonja Muço sqaron gjithashu se për vitin 2012 masa e kontributit është rritur, pas indeksimit të pensionit, çka do të thotë që në të ardhmen do të përfitohet një pension më i rritur.
Periudha kur të ardhurat nga kontributet e emigrantëve shtohen janë kryesisht periudhat e festave, duke kulmuar në periudhën e verës
Në skemën vullnetare të sigurimit bëjnë pjesë 27 mijë persona,e ku 11 mijë prej tyre janë emigrantë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›