Doris Pak: Serbia është përgjegjës për gjendjen e Kosovës
"Serbisë i duhet të kuptojë se patjetër duhet të ketë marrëdhënie të mira, pavarësisht se cili shtet është apo jo prezent në Kosovë. Duhet bërë çmos që kriza në Kosovë të tejkalohet, sepse atje jetojnë edhe serbët, kështu që Beogradi duhet të mendojë edhe për përmirësimin e pozitës së tyre", ka deklaruar Pak për gazetën serbe "Danas". Sipas saj, Beogradi zyrtar nuk po e ndihmon fqinjin e tij, por po mbështet disa elementë në veri të Kosovës për të krijuar destabilitet.