Përmbytjet, sondazhi në BW: Jo i gjithe faji është i natyrës
TIRANE-Vizitorët dhe lexuesit e agjencisë së lajmeve BalkanWeb shprehen se përmbytjet e në zonën e Shkodrës dhe Lezhës nuk kanë patur si shkak vetëm katastrofën natyrore. “A mendoni se përmbytjet në veri janë vetëm katastrofë natyrore?”, ka qënë pyetja që ka shoqëruar përgjatë 15 ditëve klikuesit e faqes online, BalkanWeb. Nga 7 Janari deri ditën e sotme në sondazh janë regjistruar 1 893 vota në total, ku 45.75% i kanë thënë “Po” pyetjes, kurse shumica, 54.25% i janë përgjigjur “Jo”. BalkanWeb nënvizon se cdo përdorues ka të drejtën e një vote dhe se sondazhi online nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejoj lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi këtë tematikë që ka tronditur opinionin shqiptar dhe ka pozicionuar në dy kahe politikën. Mazhoranca që qeveris pohon se ka qënë një kastrafë natyrore që shkaktoi një katastrofë ekologjike, por fatmirësisht pa humbje në njerëz. Kurse opozita hedh akuza se papërgjegjshëmria e qeverisë solli përmbytjet në zonat e Shkodrës e Lezhës. Mbi 10 mijë ha tokë dhe mijëra banesa në komunat dhe në qytetin e Shkodrës u zhytën nën ujë si pasojë e hapjes së portave të shkarkimit në hidrocentralet e Fierzës, Komanit e Vaut të Dejës si pasojë e tejngopjes së liqeneve me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm të rënë gjatë kësaj stine. Në Lezhë një baticë e madhe detare solli shkatërrimin e të mbjellave duke futur sasi të mëdha uji në banesat e banorëve. Banorët e Shkodrës dhe Lezhës pohojnë vazhdimisht se arigjinaturat, kanalet e kullimit dhe shtratet e lumenjve janë shkatërruar së fundmi nga dora e njeriut dhe se qeveritë njëra pas tjetrës nuk kanë punuar për ndërtimin e tyre. (d.b/BalkanWeb)