E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Shkupit, kisha do të ndërtohet, xhamia jo

“Me ndryshimet e reja të planit në qendër do të ketë kishë, ndërsa ndërtimi i ‘Burmali Xhamisë’ nuk është paraparë në planin urbanistik. Pavarësisht keqkuptimeve, në shesh ishte paraparë ndërtimi i kishës, mirëpo në ndryshimet e reja ishte bërë korrektimi i disa pjesëve të planit urbanistik”, ka theksuar Todoroviç.

Ndërkohë ka reaguar menjëherë trupi koordinues për ndërtimin e xhamisë "Burmali", duke theksuar se problemi është shumë serioze. Një nga anëtarët e këtij grupi, Ramadan Ramadani, në mënyrë metaforike porositi pushtetin të mos lejojë t’i ndodhë ajo që thotë populli, "të mos rrëshqas si derri në akull".

"Burmali xhami do të ndërtohet sepse është punë serioze që nuk mund ta pengojnë as kryetarët e komunave, as pushteti, e as shteti", thotë Ramadan Ramadani. /lajm/                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›