E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Do braktis betimin e Josipoviçit nëse është Sejdiu

Sipas logjikës së Tadiçit, nëse ai do të merrte pjesë në një ceremoni së bashku me Sejdiun, do të thoshte njohje indirekte të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Presidenti serb ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në ceremoni rajonale me Kosovën, vetëm nëse kjo e fundit referohet si Misioni i Përkohshëm i OKB-së në Kosovë. Ivo Josipoviç fitoi zgjedhjet presidenciale të Kroacisë këtë javë, dhe pritet të zëvendësojë në shkurt Stipe Mesiçin. Tadiç tha dje se marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë janë përkeqësuar gjatë muajve të fundit për shkak të atyre që ai i quajti veprime provokative të presidentit Mesiç. Kroacia ka akuzuar serbët se kanë kryer gjenocid gjatë luftës në Ballkan, në fillim të viteve 1990. Kroacia ka argumentuar gjithashtu para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë se Kosova kishte të drejtën ligjore të shkëputej nga Serbia.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›