Topi: Kompensim real i dëmeve; Lohan: Mbështetje nga BE
“Duhet kompensim real dhe i drejtë i dëmeve të shkaktuara”, u shpreh Topi. Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga institucionet që të bëhet një gjykim profesional. Në këtë vizitë Kreu i Shtetit shoqërohet nga përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, si Ambasadori i SHBA-së, John Withers, Shefi i Delegacionit të KE-së në Tiranë, Ambasadori Helmuth Lohan, si dhe ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Manuel Montobbio. Kreu i shtetit theksoi se s situata do t’i kthehet shumë shpejt normalitetit.“Gjej rastin të falenderoj banorët e zonës dhe dua të theksoj se përballuam me sukses situatën. Uji po tërhiqet tashmë dhe situata po përmirësohet”, theksoi Topi. Më tej, kreu i shtetit shqiptar tha se vendi ynë ka ndihmën e partnerëve strategjik. Nga ana e tij. Ambasadori amerikan në Tiranë, Withers u shpres se ndihma e para nga SHBA-të do të vijnë gjatë ditës së nesërme, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të fokusuar në këtë situatë. Ambasadori i KE-së në vendin tonë, Lohan u shpreh se BE-ja do të mbështesë zonat e përmbytura edhe në fazën e rehabilitimit të tyre. E njëjta mbështetje është dhënë edhe nga ambasadori spanjoll, vendi i të cilit ka kryesinë e presidencës evropiane.