Dortmundi, gati për aksion

Pasi u eliminua nga Europa League në fazën e grupeve dy vjet më parë, Dortmundi u rikthye në Ligën e Kampionëve sezonin që shkoi, duke shënuar vetëm një fitore dhe një barazim nga 6 ndeshje të zhvilluara.
Mirëpo, ekipi verdh e zi nuk është mposhtur në 31 ndeshjet e fundit në Bundesliga, por ka dështuar të tregojë në Evropë se përse ekipet tjera gjermane janë larg tij. Mirëpo, Klopp mendon se ka ardhur koha për këtë ndryshim.
“Ne tash kemi besim të plotë dhe jemi gati për aksion. Mënyra se si i shkuan punët Bayernit në Ligën e Kampionëve dhe mënyra se si luajtëm ne ndaj Bayernit dhe se sa stabil ishim ndaj tyre na jep më shumë poenë”, theksoi trajneri gjerman.
Sidoqoftë, Dortmundi do të ketë punë të vështirë në elitën e futbollit evropian, pasi do t’i ketë në grup ekipet e mëdha si Real Madrid, Manchester City dhe Ajax.
“Është një grup ku do të lindin heronjtë. Ky grup ka histori fantastike”, përfundoi Klopp.