Dortmundi i beson ‘prodhimeve vendore’

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka theksuar rëndësinë e vendimit të klubit për tu mbështetur te talentët e rinj. Kampioni i Bundesligës kishte katër futbollistë në skuadrën e Gjermanisë që mori pjesë në Euro 2012 përfshirë përforcimin e ri Marco Reus.
Julian Schieber, Leonardo Bittencourt dhe Oliver Kirch kanë ardhur në Dortmund gjatë këtij afati kalimtar të verës duke shtuar në 73.3 për qind kontingjentin e futbollistëve gjerman në klub.
I pyetur të krahasojë skuadrën e tij me Bayern Munichun (55 për qind gjerman), Klopp refuzoi nocionin se gjiganti bavarez është furnizuesi më i madh i Kombëtares gjermane.
“Presidenti i Bayernit Uli Hoeness dikur deshi ta transferonte Ilkay Gundoganin. Ai mendonte se Ilkay mund të zhvillohet njësoj siq bëri tek ne. Në Munich, ai tashmë do të ishte i thyer. Ne jemi më të përkushtuar në zhvillimin e futbollistëve të rinj në ekipin e parë dhe të dytin. Ne nuk harrojmë planin rreth kërkesave për të ardhmen”, deklaroi Klopp për të përditshmen gjermane Bild.