E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi: Bakaj, Roshi dhe Sadiku të denjë për futbollin italian

Trajneri kuqezi pohon se kërkon të jetë në kontakte të vazhdueshme me kapitenin Lorik Cana, si dhe pohon se shqiptarët ndiekin më shumë Serinë A se futbollin vendas

Nga ILIR CARA

Trajneri Xhani De Biazi, përpos detyrës si i pari i pankinës së kombëtares shqiptare, vijon edhe detyrën e opinionistit në Itali. De Biazi është aktiv në mediat italiane, jo vetëm në studiot televizive, por edhe në gazeta dhe portale on-line. Në një prononcim të djeshëm për mediat italiane De Biazi ka komentuar lëvizjet e fundit të kryera në Itali gjatë kësaj merkatoje, njëkohësisht ka dhënë mendimin e tij edhe Torinon si një ish-trajner. Por në këtë intervistë ai është pyetur edhe për postin që mban që nga dhjetori i 2011-ës si trajner i kombëtares shqiptare. De Biazi pohon se pëlqen që të ketë kontakte të vazhdueshme me kapitenin Lorik Cana, që luan me Lacion, si dhe jepe edhe tre emra futbollistësh kuqezi që shumë mirë mund ë të luanin edhe në Itali, pikërisht bëhet fjalë për Elis Bakajn, Odise Roshin dhe Armando Sadikun. Do të shkoj të takohem me kapitenin e skuadrës, Lorik Canën. Do të më pëlqente ta njihja më mirë si person, ndonëse me të flas shpesh në telefon. Së shpejti do të nisim fushatën eliminatore për kampionatin botëror. A ka Shqipëria lojtarë të vlefshëm për në Itali? – Po, mund të përmend këtu emrat e Elis Bakajt, Odise Roshit dhe Armando Sadikut,”- u shpreh dje për mediat italiane trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Trajneri De Biazi ka folur edhe për atmosferën që ka gjetur në Shqipëri, ku sipas tij futbolli italian ndiqet më shumë se ai vendas. Madje sipas De Biazit, shqiptarët janë shumë të dhënë pas Serisë A, ku pjesa më e madhe janë tifozë të tre skuadrave të mëdha italiane, Milan, Juventus dhe Inter. De Biazi sqaron se shqiptarët janë të mirinformuar rreth çdo gjëje që ndodh në futbollin italian, ndeshjet e të cilit i ndjekin nga platformat digjitale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›