E Shtunë, 31 Tetor 2026

Newcastle synon reprizën

Kapiteni i Newcastles, Fabricio Coloccini insiston se skuadra nuk është “mrekulli njëvjeçare” dhe synon që edhe në edicionin e ri të luftojë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Newcastle befasoi në sezonin e shkuar në Premierligë duke përfunduar në pozitën e pestë. Coloccini është optimist se ekipi do të përsërit heroizmat e edicionit të kaluar.

“Nuk më interesojnë çka thonë kritikët, ne nuk jemi mrekulli njëvjeçare. Jemi optimist se do të arrijmë sukses të mëtutjeshëm. Newcastle është një prej klubeve më të mëdha në Angli andaj ne duhet të luftojmë për tituj të rëndësishëm”, deklaroi Coloccini për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›